“Jetoja nëpër kampe”, reperi shqiptar rrëfen të shkuarën e errët (VIDEO)

Reperi shqiptar Orges Qato, i njohur me emrin e artit “Alores’ ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku rrëfeu fëmijërinë e tij të vështirë dhe rrugëtimin e gjatë deri këtu. “Kam ik 11 vjeç nga Shqipëria, ishte e vështirë atëherë sepse kemi jetuar nëpër kampe”, tregoi reperi nga Poliçani. “Në Itali ka qenë eksperienca më e keqe. Unë luaja futboll, kemi qenë në kampe. Unë s’kisha parë kampe me sytë e mi”, tha ndër të tjera ai, teksa sqaroi se për tre vjet bashkë me familjen kishin qendruar nëpër kampe derisa ishin stabilizuar fatmirësisht në shtetin danez. Ndërkohë sot, “Alores” u shpreh shumë i lumtur që ka gjetur qetësi nga muzika dhe ka hequr përfundimisht dorë nga “pislliqet” dhe jeta e rrugës.

“Jetoja nëpër kampe, merresha me pislliqe”, reperi shqiptar rrëfen të shkuarën e errët

SHKARKO APP