Jo për Kristin, por për banorin e ri. Sabiani reagon i revoltuar dhe mbron Keisin: Na i bëtë shokët dashnorë

Lorenc Hasrama, është banori më i ri që iu bashkua shtëpisë së ”Big Brother VIP 2” të martën, dhe menjëherë në rrjete ”ai” shkaktoi trazira. Disa media hodhën dyshime se ai është ish i dashuri i Keisit. Shikuesve u ka bërë përshtypje gjithashtu fakti që gjatë hyrjes së konkurrentëve të rinj, kamera fokusoi në një moment Sabianin dhe Keisin.

Sabiani, i cili la shtëpinë pikërisht atë natë që u fut Lorenci, ka reaguar edhe për këtë situatë, i cili është shprehur i revoltuar për këto lajme duke sqaruar se me Lorencin ka miqësi të përbashkët.

“O media k…, që e keni shpirtin më të zi se qymyri. Na i bëtë miqtë dhe shokët dashnorë. E nxirrni besëpremë atë djalin se kemi miqësi të përbashkët”, shkruan Sabiani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?