Jo thjesht flirt, Miley Cyrus dhe e dashura çojnë lidhjen në tjetër nivel

Që pas ndarjes nga partneri, Liam Hemsworth, këngëtarja dhe aktorja e njohur, Miley Cyrus është në qendër të vëmendjes së mediave.

Ndarja e çiftit erdhi vetëm 8 muaj pas martesës, mirëpo, kur të gjithë mendonim se Miley po vuante për Liam, ajo nisi një romancë të re, kësaj here me një vajzë. Këngëtarja u fotografua në momente intime me modelen, Kaitlynn Carter.

Duket se vajzat po e shijojnë pafund romancën e re, madje, ato kanë nisur të bashkëjetojnë në New York.

Së fundmi ato janë fotografuar pas një darke romantike. Miley dhe Kaitlynn kanë dalë nga restoranti kapur dorë për dore dhe shumë të lumtura, duke i lënë të gjithëve të kuptojnë se janë bashkë dhe çfarë ndodhi mes tyre nuk ishte thjesht një flirt i çastit.

 

SHKARKO APP