Joe Jonas dhe Sophie Turner “kapen” mat në jahtin luksoz në Meksikë

Janë një nga çiftet e showbizit botëror që janë në qendër të vëmendjes mediatike si për shkak të jetës profesionale, gjithashtu edhe prej lidhjes së tyre.

Këtë herë këngëtari Joe Jonas dhe e fejuara e tij aktorja Sophie Turner janë fotografuar nga paparacët në një jaht në Meksiko, ndërkohë që po shijonin një kohë pushimi së bashku.

Joe është fotografuar duke e ndihmuar të fejuarën e tij me kremin e diellit, duke u dukur shumë të afërt e dashuruar me njëri-tjetrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këngëtari është rikthyer së bashku me vëllezërit e tij në grupin e njohur  “The Jonas Brothers” dhe duket se janë duke arritur suksesin e dikurshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë edhe për Sophien është një moment shumë i mirë në karrierë pasi prej një jave është duke u transmetuar sezoni i ri dhe i fundit i serialit “Game of Thrones” , ku ajo është pjesë

Kujtojmë se pak kohë më parë ajo u shpreh edhe për problemet e saj me shëndetin mendor, ku sipas saj mbështetja e të fejuarit Joe Jonas ka qenë një nga arsyet se përse ajo ka arritur të ndihet më mirë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?