Joe Jonas dhe Sophie Turner nuk përmbahen, puthen në rrugët e New York

Ata janë një nga çiftet e showbizit që janë në qendër të vëmendjes mediatike, sidomos pas dasmës në madhështore në Francë.

Duket se këngëtari Joe Jonas dhe aktorja Sophie Turner nuk ndahen dot asnjë çast nga njëri-tjetri dhe nuk druhen t’a tregojnë dashurinë e tyre, qoftë edhe në rrugë.

Paparacët i kanë fotografuar së fundmi në rrugët e New Yorkut, ndërkohë që po putheshin me njëri-tjetrin.

“Dashuria e tyre duket qartë dhe ata i prekën të gjithë me afrimitetin e tyre në dasmë. Nuk i mbanin dot sytë larg njëri-tjetrit. Joe dhe Sophie filluan të qanin teksa thonin betimet e tyre dhe të gjithë duartrokisnin dhe dukeshin shumë të lumtur. Ishte një ceremoni shumë emocionuese”, -është shprehur një i afërm i tyre për mediat e huaja.

Gjithashtu ata janë shumë suportues për karrierat e njëri-tjetrit dhe këtë e tregojnë si në postime ashtu edhe në eventet ku janë pjesë.

SHKARKO APP