Jona Spahiu zgjodhi këtë super destinacion për të kaluar pushimet e dimrit

Ashtu siç bënë së fundmi të gjithë personazhet e njohur të showbiz-it, edhe moderatorja Jona Spahiu vendosi të largohej nga Shqipëria për të kaluar pushimet e saj të dimrit.

Së bashku me partnerin dhe të birin, ajo i është drejtuar një destinacioni fantastik, ku do të kalojë disa ditë të nxehta.

Jona dhe Frenkli zgjodhën Dubain për të kaluar ditët e tyre si familje, ndërsa ne na e kanë bërë zili me postimet në rrjete sociale.

Në Instagram Jona ndau një foto nga plazhi i nxehtë, duke treguar se Frenkli dhe i vogli i tyre, Raiden, kishin kombinuar rrobat e banjës me njëri-tjetrin.

https://www.instagram.com/p/B7BITLDl3KW/

“Zgjastë kjo lidhje përgjithmonë”- shkruan Jona për dy meshkujt e jetës së saj.

SHKARKO APP