Jonida Maliqi fiton festivalin e Këngës, çon ”Ktheju Tokës” në Eurovision
Jonida Maliqi është fituesja e Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2019 (Festivali Europian i Këngës), që këtë herë mbahet në Israel. ”Ktheju Tokës” rrëmbeu votat totale të jurisë profesionale dhe tematika e këngës lidhet me fluksin e emigrantëve Shqiptarë në BE.
Pas 11 vitesh nga pjesëmarrja e fundit në Festivalin e Këngës në RTSH, Jonida këtë herë siguroi biletën për në Eurosong. Kënga është mirëpritur nga publiku i sallës dhe jo vetëm. Nëpër sondazhet e kryera më herët, Jonida Maliqi ishte ajo që kryesonte me shumicën e votave.
Në natën finale performuan 14 finalistë, ndërkohë që vendin e dytë e rrëmbeu Lidia Lufi me “Rrëfehem”, ndërsa në të tretin u rendit Eranda Libohova me “100 pyetje”. Artistja është shkëputur nga skena prej vitesh dhe ky rikthim drejt skenës në Eurovision është një sfidë e madhe.
Teksti i këngës
Ti kendon edhe qan
Në duar lotët mbledh
I mban
Një ditë jeton
Në tjetrën vdes
Sa mall, pak shpresë
I vetëm, pa identitet
Ktheju tokës tende
O njeri që zemrën lë peng
Ktheju tokës tende
Ti e di një zemër të pret
Një ditë jeton
Në tjetrën vdes
Sa mall, pak shpresë
I vetëm, pa identitet
Ktheju tokës tende
O njeri që zemrën lë peng
Ktheju tokës tende
Ti e di një zemër të pret


KOHA JONË SONDAZH

