Julian Deda: Klaniformia ndiqet më shumë se Portokallia, ajo e ka humbur sharmin që ka pas

Julian Deda rikthehet në skenën e teatrit me shumë emocione. Për këtë distancë të largët nga kjo skenë, aktori fajëson regjisorët që sipas tij nuk i besojnë aktorëve të spektakleve televizive.

“Shumë regjizor thonin, “Hë mo se këto që dalin në televizor bëjnë gallata kështu nuk janë për teatër”. Koha ka treguar që aktorët që janë angazhuar në tv jo vetëm janë aktorë shumë të mirë por edhe të stërvitur dhe me shumë ekpseriencë dhe stë lënë në baltë. Sot aktorët e televizion kanë PR (Public relations-marrëdhëniet me publikun) të ngritur çka o dihet veprave, janë të rrahur me profesionin duke dal çdo javë.

Juli mendon se realizimi i përjavshëm i formateve të humorit, aq më tepër kur janë disa të tilla, është konsum. Sipas tij, formati humoristik “Klanifornia” është më i ndjekur se Portokallia.

Aktori bëri një rrëfim të sinqertë dhe ndryshe duke kujtuar të gjithë rrugëtimin e tij artistik ndër vite, ndërsa i vetmi ‘peng’ profesional ishte fakti që nuk kishte talent në muzikë. Jul Deda nuk jeton dot pa Shqipërinë, por fëmijët nuk do t’i pengoj për të ndjekur një jetë më të mirë larg atdheut.

SHKARKO APP