”Junior Eurosong”, Isea dhuron një performancë të fuqishme (FOTO)

Edhe pse nuk ka bujën e Eurovisionit të madh, Eurosongu për fëmijë gjithashtu ka shikueshmërinë dhe fansat e vegjël në të gjithë botën por më së shumti në Europë. Këtë vit Shqipëria përfaqësohet nga Isea Çili, me këngën ”Mikja ime fëmijëri”, një këngë pop-baladë.

Prova e parë e së voglës nga Shqipëria, i magjepsi të gjithë, pasi dhuroi një performancë të fuqishme. ”Me një sfond galaktik i cili u kthye në imazhe shumëngjyrëshe të shiut dhe ujit, që përfaqësojnë kujtimet e fëmijërisë së cilës i është kushtuar kënga”,-shkruan faqja zyrtare e festivalit.

Kompozitor i këngës është Saimir Çili dhe poezia e Jorgo Papingjit. Kjo është hera e gjashtë që Shqipëria merr pjesë në këtë aktivitet ndërkombëtar muzikor për fëmijë.

Swiss Digital Desktop Reklama

R.SH

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?