Justin Bieber flet publikisht për famën, drogën dhe depresionin

Këtë mëngjes, Justin Bieber u zgjua i frymëzuar duke shkruajtur një letër ku tregonte se si u bë “personi më i urryer në botë”. Sipas tij, e gjitha u shkaktua prej vendimeve të këqija që mori në të 20-at.

Ylli i popit, i cili është nën menaxhimin e Scooter Braun që në moshën 13-vjecare, pranoi se ka qenë përdorues i drogës dhe ka patur lidhje abuzive.

“Nuk i respektgoja femrat dhe zemërohesha me të. Qëndroja i ftohtë ndaj cdo njeriu që më donte… ndjeja sikur nuk mund të ndryshoja kurrë”, shkruajti Bieber në letrën e gjatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ylli kanadez ka patur edhe probleme me shëndetin mendor për shkak të suksesit të menjëhershëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

“U ktheva nga 13-vjecari i një qyteti të vogël në djalin që e adhuronin të gjithë, ku miliona thonin se më donin duke treguar se jam i mrekullueshëm.

Njerëzit bënin gjithmonë gjërat e mia, prandaj nuk e mësova kurrë ndjenjën e përgjegjësisë”, shtoi Bieber.

Ndonëse shumë njerëzve mund ti pëlqejë të jenë milionerë, Justin nuk ndihet aspak mirë për pasurinë që zotëron. Ai tregoi se kishte bërë miliona para, por ndihet sikur është i paaftë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?