Justin Bieber mendon se Eminem nuk e kupton rep-in modern
Këngëtari i njohur Justin Bieber është përfolur gjatë së fundmi jo vetëm për martesën e tij me modelen Hailey Baldwin por dhe për pauzën e gjatë që ai ka bërë nga muzika.
E së fundmi Justin ka ndezur një debat të fortë në rrjete sociale për shkak të mendimit që ai ka shprehur në lidhje me reperin e njohur Eminem.
Justin postoi në ‘Instastory’ një screenshoot të këngës “The Ringer”, nga albumi i Eminem.
Në këtë këngë, Eminem flet për reperët e rinj si Lil Yachty, Lil Pump dhe Lil Xan.
Dhe në lidhje me këtë ai shkroi një status në Instastory ku thoshte:
“Më pëlqen muzika e Em’ por nuk më pëlqen që ai po u bën diss reperëve të rinj. Mua më pëlqen brezi i ri i repit, ai thjesht nuk i kupton.” .
Dhe në lidhje me këtë status të Justinit jemi në pritje të përgjigjes së reperit të njohur dhe të pëlqyer nga një pjesë e madhe Eminem.


KOHA JONË SONDAZH

