Ka probleme me shëndetin mendor, këngëtarja mbyll karrierën

Pak kohë më parë u bë e ditur se këngëtarja e famshme Britney Spears është shtruar në një qendër rehabilitimi për shëndetin mendor. Problemet e Spears nisën pasi babai i saj u diagnostikua me një sëmundje të rëndë, nga e cila shëndeti i tij nisi të përkeqësohej ndjeshëm.

Burime pranë këngëtares së fundmi kanë konfirmuar se Britney është e përqendruar vetëm tek shëndeti i saj mendor dhe ka vendosur të përmirësohet me çdo kusht, edhe nëse kjo do të thotë që të largohet përfundimisht nga muzika.

Këngëtarja ka vendosur të shkëputet nga karriera e saj për një periudhë të pacaktuar kohore, por ditët e fundit po mendon seriozisht të mos kthehet më në skenë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?