”Kam emocione”, Bora Zemani rikthehet në ”Për’puthen”

Pasi ish-moderatorja e ”Përputhen”, Ori Nebijaj do të bëhet deputete, në emision është rikthyer Bora Zemani. Ajo e ka përjetuar me shumë emocione rikthimin në emisionin që e moderoi për disa sezone.

“Isha aty mbrapa edhe realisht kam emocione sikur po nis një program tërësisht të ri. Nga një anë më duket sikur po kthehem në shtëpi, por nga ana tjetër ka studio të re, protagonistë të rinj, kemi shkesin këtë herë në studio”, u shpreh Bora.

Nga kjo situatë i përlotur dhe emocionuar u pa Arjan Konomi, i cili ishte shumë i gëzuar për rikthimin e saj në Për’puthen. Pas një shkëputjeje Bora Zemani u rikthye në programin, të cilin e drejtoi për sezone të tëra nën emocione të forta.

SHKARKO APP