‘Kam thyer parimet për të qenë me ty”. Debate mes Luizit dhe Kiarës

Një situatë e krijuar ditën e djeshme ka futur në debate Luizin dhe Kiarën.

Çfarë ndodhi? Banorët u bënë pjesë e lojës së rezistencës, gjatë të cilës duhet të rrinin pa lëvizur nga vendi duke mbajtur një buton të shtypur në mënyrë që mos të fikej drita.

Luizi bëri një lojë duke u shtirur sikur po urinonte në kovë. Kjo duket se i dha shkasë edhe Maestros të bënte të njëjtin veprim si ai, pa e ditur se në fakt Luizi po luante.

Çfarë e shqetëson Kiarën? Ajo thotë se Luizi nuk duhet ta bënte një veprim të tillë. Pikë së pari, sepse kjo i prish imazhin dhe është veprim i pahijshëm. Dhe së dyti, thotë se nuk duhet t’ia bënte Maestros këtë gjë sepse ai mori shkasë nga Luizi.

Pasi e diskutuan disa herë këtë gjë, Luizi i tha sot se po ndërhyn në lojën e tij dhe se po e tërheq. Ai tha se nuk po e përfshin Kiarën në lojë dhe se ajo ia nxjerr skemat para të gjithë banorëve.

Pas ceremonisë të dhashë dorën dhe të thashë “Kiarë, po deshe unë të jap dorën dhe dalim që tani”. Dhe më the: “Jo. Vazhdojmë lojën dhe ti do fitosh. Shkoji deri në fund”. Dhe atë po bëj. Ti je duke më tërhequr, po më thua “Mos luaj më”. Më ke thënë mos të të bëj pjesë të lojërave të mia dhe nuk po të bëj. Ti sapo më bëre armik me Armaldon. Ti ma bëre.”– tha Luizi.

Nga ana tjetër, Kiara tha se ka mënyra të tjera për lojë dhe se nuk e toleron diçka të tillë.

Bën ndonjëherë gjeste shumë të shëmtuara. Më vret që ia bëre maestros atë gjë. Gjej mënyra të tjera për të luajtur. Më vjen zor, ndoshta unë e kam sedrën më të theksuar. Unë me gjëra të tilla ndihem keq. Kam disa mënyra më fisnike për të luajtur.”- tha Kiara.

SHKARKO APP