Kaney West mban meshën e veçantë, ndjekësit e kryqëzojnë

Familja Kardashian-Jenner pushtoi dje festivalin muzikor Coachella, pasi Kanye West mbajti atje meshën e veçantë të së dielës, duke rrëmbyer kështu të gjithë vëmendjen e mediave dhe të pranishmëve. Ai mori grupin e tij dhe u zhvendos në Coachella nga ku dhuroi një performancë fantastike.

Familja e tij po e ndiqte gjatë gjithë kohës dhe madje Kim Kardashian bëri disa postime duke na treguar se është shumë krenare për performancën e bashkëshortit të saj.

“Harrova të publikoj meshën e së dielës këtë javë, kështu që këtu është ajo që unë dua. Thjesht nuk e di se çfarë do të ndodhë në Coachella”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Performanca e Kanyes zgjati 2 orë ndërsa kishte ftuar Chance the Rapper, Ty Dolla $ign, dhe Teyana Taylor në skenë.  Në një moment të veçantë, Kanye u prek emocionalisht dhe u përlot ndërkohë që miqtë e tij i jepnin kurajë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë se meshat e së dielës janë kthyer në një traditë javore për familjen Kardashian-West këtë vit, me seancat e para që filluan të dielën e parë të vitit 2019, 6 janar. Shumë komentues i kanë sulmuar teksa i akuzojnë për përdhosje të Kishës dhe meshave, teksa kanë përhapur hashtagje të shumta ku kërkojnë që klani Kardashian-Jenner të bojkotohet pasi duan të ndërrojnë standardet e të krishterëve.

https://opinion.al/wp-content/uploads/2019/04/unnamed-file.mp4?_=1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?