FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kanye West mbyll llogaritë e tij në Twitter dhe Instagram

Kanye West duket se ka mbyllur llogaritë e tij në rrjetet shoqërore Twitter dhe Instagram. Të dyja llogaritë nuk ishin funksionale të premten, për arsye të panjohura. Reperi nuk është përgjigjur në postën elektronike të shtunën, për të komentuar se çfarë është duke ndodhur, transmeton AP. West nuk mori pjesë në Met Gala të hënën. Bashkëshortja e tij, Kim Kardashian ishte së bashku me tri motrat e saj dhe tha se bashkëshorti i saj ndodhej në shtëpi. Ajo tha se West ka marrë pak kohë për të pushuar dhe se kjo po i pëlqen shumë. Në nëntor të vitit të kaluar, West ishte pranuar në Qendrën Klinike UCLA në Los Anxhelos për shkak të problemeve me gjumin dhe lodhjen, për shkak të të cilave kishte anuluar turin e tij në Saint Pablo. Muajin tjetër, reperi bëri një vizitë që bëri publicitet të madh në Kullën Trump. Ai shpjegoi vizitën në një seri të “cicërimave” në Twitter, por më vonë i fshiu të gjitha.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?