Kate Middleton ka bërë botoks? Reagon Pallati Mbretëror

As Kate Middleton nuk i ka shpëtuar lajmeve për ndërhyrjet plastike në fytyrë. Një mjek britanik e vuri në qendër të vëmendjes dukeshën e Cambridge duke e shenjestruar edhe atë në listën e personazheve që ka bërë një “botox”.

Në të vërtetë, duke reklamuar klinikën e tij, mjeku postoi në Instagram një bashkim fotosh të Kate, me gjasë para dhe pas botox-it. Kuptohet, në të parën rrudhat dukeshin më të theksuara, ndërsa në tjetrën jo.

Por menjëherë pas këtij postimi, reagoi Pallati Mbretëror, duke mohuar në mënyrë kategorike këtë shpifje që nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën.

Sipas njoftimit, Kate dhe familja mbretërore nuk janë aspak në mbështetje të këtyre ndërhyrjeve, kështu që këto lloj shpifjesh duhet të marrin fund. I menjëhershëm qe edhe reagimi i klinikës, e cila e fshiu postimin që i dedikohej Dukeshës.

SHKARKO APP