Katy Perry ka një këshillë për vajzat: Si t’i rezistojmë tundimit për të mos i shkruar ishit

Duhet ta pranojmë. Ndonjëherë është shumë e vështirë që të përmbahemi që mos t’i përbahemi dëshirës pët t’i shkruar ish-it tonë.

Madje shpesh edhe e bëjmë këtë gabim, për të cilin pendohemi pastaj. Pas Rihannës e cila na dha disa këshilla se si të harrojmë ish- të dashurin, edhe këngëtarja Katy Perry sapo na mësoi një leksion me shumë vlerë.

Gjatë një interviste për “Conversations with Delilah”, Katy Perry na ka treguar që në fund të ditës edhe ajo është si të gjitha vajzat e tjera.

Katy u shpreh se kur ka shumë dëshirë për t’i shkruaj “atij”, e harton mesazhin, por nuk e dërgon. Ajo fle dhe më pas e sheh të nesërmen në mëngjes. Nëse vazhdon të mendojë njësojë atëherë e dërgon pa e menduar sërisht, në të kundërt jo.

Edhe pse bukuroshja ka pohuar se në të shumtën e rasteve nuk e ka dërguar asnjëherë mesazhin në megjes, pasi nuk ka menduar si “dje”.

“Emocionet e mia bëhen shumë të forta gjatë natës. Dhe kur kam dëshirë që t’i shkruaj ish-it tim, e hartoj mesazhin dhe pastaj shkoj të fle. Pastaj kur zgjohem në mëngjes e gjej vetën duke thënë “Oh jam shumë e kënaqur që nuk e dërgova”, ka treguar këngëtarja.

Na lejo të të falenderojmë Katy. Tingëllon shumë bukur.

SHKARKO APP