Keanu Reeves e pranon se ishte i dashuruar në Sandra Bullockun

“Speed” nuk ishte vetëm një sukses i madh si film – gjithashtu shkaktoi gati një romancë të vërtetë.

Keanu Reeves, i cili luajti rolin e policit të Los Angelesit në filmin e vitit 1994, ka zbuluar se i pëlqente Sandra Bullock.

Rrëfimi i madh erdhi gjatë paraqitjes në The Ellen DeGeneres Show kur u shfaq imazhi i Bullockut duke i thënë asaj vitin e kaluar se ajo kishte qenë e etur për të gjatë filmimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

“A e dini se ajo ishte e dashuruar në ty? Jo?” , moderatorja e pyeti Reevesin, duke e bërë atë të pranojë “Ajo padyshim nuk e di, por mua më ka pëlqyer”.

“Unë nuk mund të besoj se ju të dy ishit të dashuruar në njëri-tjetrin dhe ishit aq të frikësuar”, tha DeGeneres.

Thekojmë se aktorja më parë kishte deklaruar se “Pranë tij e kisha të vështirë të qëndroja serioze, veçanërisht kur më shikonte. Megjithatë, me sa duket atij nuk i pëlqente diçka tek unë, prandaj nuk patëm lidhje”.

Dymbëdhjetë vjet pas filmit “Speed”, çifti punoi së bashku përsëri në “The Lake House” – edhe pse duket se shkëndija mund të ketë zbehur deri atëherë, pasi asgjë nuk ndodhi midis tyre.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?