Kejsi Tola surprizon adhuruesen e saj 13-vjeçare

Një vajzë 13-vjeçare është surprizuar nga idhulli i saj këngëtarja Kejsi Tola.

Ajo ishte e ftuar në rubrikën ‘Kam një mesazh për ty” në Tv Klan, nga nëna e saj për një mesazh special.

Sipas së ëmës Xhoja ishte gëzimi i shumëpritur pas 5 viteve martesë. Prindërit janë përpjekur t’i plotësojnë shumë gjëra vajzës së tyre, por duket se tashmë ajo është  disi e ‘përkëdhelur’ pasi kërkon që çdo dëshirë e saj të realizohet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më e fundit që ajo kërkon është blerja e një telefoni të tipit të fundit, gjë të cilën babai i saj ja ka premtuar për 15-vjetorin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por e ëma dëshiron që këto kërkesa pafund të reduktohen pasi nuk është mirë që vajzës t’i plotësohet çdo dëshirë që ka, duke gjykuar dhe nga kushtet jo shumë të mira ekonomike në të cilat familja ndodhej në këto kohë.

E ëma e Xhojas kishte ardhur pikërisht t’i jepte këtë mesazh së bijës, përmes emisionit dhe idhullit të saj këngëtares Kejsi Tola. Nëna e Xhojas është shprehur se ajo është një adhuruese këngëtares Kejsi Tola dhe e ndjek atë në çdo çast.

Kejsi është shfaqur në studio duke e surprizuar pa masë vajzën duke kënduar së bashku këngën e njohur të Tolës “Më ke Mua”, duke përcjellë mesazhin se rëndësi ka dashuria mes njerëzve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?