Kejvina: Luizi donte të më mbronte, ja pse ja dërgova dronin…
Kejvina ka dhënë intervistën e saj të parë pas daljes nga “Big Brother VIP”. E ftuar në “Fan Club”, modelja ka folur rreth eksperiencës së saj në këtë format ku është ndalur te momentet më kulminante.
Ajo është shprehur e penduar për shpullën ndaj Luizit, duke thënë se është e sigurt që ajo dhe këngëtari do jenë miq të mirë kur ai të dalë jashtë.
“Luizi donte të më mbronte, kur ai të dalë do vijojë gjithçka, ai edhe më ka kërkuar falje brenda por kur të dalë jashtë do ta kemi raportin të njëjtë. Marrëdhënia ime ka qenë reale, dronin ia dërgova për t’i thënë që jam me ty, për t’i kërkuar falje edhe për gjestin se nuk ishte i hijshëm”.
E pyetur nëse mendon se Kiara e do Luizin, Kejvina tha se gjatë periudhës që ajo ka qenë në shtëpi nuk e ka dashur por më pas gjërat mund të kenë ndryshuar.
“Dua të flas deri në momentin që kam qenë unë brenda. Të them të drejtën jo. E kam thënë dhe brenda këtë gjë, ndoshta tani ka ndryshuar gjithçka se normalisht me gjithë ato gjëra që ka bërë ai janë dashuruar të gjithë me Luizin jo më Kiara. Mua më ka bërë përshtypje ndryshimi i saj se në fillim Kiara nuk e duronte fare po fare Luizin”, ka thënë ajo.