Kejvina nuk i ndal ofendimet ndaj Luizit: Është një plehrë, mashtrues!
Kejvina nuk i ndal ofendimet e fyerjet ndaj Luizit në shtëpinë e BBV. Modelja, e cila duket në gjendje të rënduar psikologjike, ka shpërthyer në lot teksa bërtiste me zë të lartë në mes të shtëpisë se këngëtari është një “mashtrues dhe plehrë”.
“Mashtrus, plehrë, i neveritshëm, i japin hapsirë televizive këtij… Është i aftë të manipulojë gjithkënd për të arritur qëllimet e tija dhe në fund të thotë ti e ke fajin dhe vijnë dhe më flasin për një shuplakë që i dhashë atij po ai meriton çdo mëngjes nga një shuplakë fytyrës që të zgjohet dhe të kthehet si njeri, ai do shuplaka çdo ditë sepse po përdor dhunën verbal, dhunën verbal dhunën psikologjike sepse ai është dëmi i shoqërisë. Shuplaka harrohet por kjo që të ngel në mendje të ngel ndër vite dhe të përndjek. Është një plehrë, e urrej atë dhe të gjithë njerëzit si ai, ku ma gjetët këtë mashtrus dhe këtu më doli. A i intereson ndonkujt sesi jam unë ndonjëherë”,- u shpreh Kejvina.