“Kënga Magjike” këndon për të ndërtuar, sot nata e parë (VIDEO)

Organizatorë e pjesëmarrës të “Këngës Magjike” janë në ethet e përgatitjeve për të ndezur skenën e Pallatit të Koncerteve në natën e parë të një festivali që këtë vit ka në fokus të tij ndihmë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Magjia e edicionit të shkuar të festivalit të Televizionit Klan e tërhoqi këngëtaren nga Prishtina Jehona Sopin, e shkëputur prej disa vitesh nga muzika, duke bërë që të rikthehet para publikut.

Por jo vetëm Jehonën. Organizimi në nivele kaq të larta ngjalli interesin e shumë këngëtarëve të huaj, që janë këtë vit në Këngën Magjike. Fiton ose jo, për Dario Zelën, pjesë e kategorisë së artistëve të rinj, pak rëndësi ka. Nën prezantimin e padiskutueshëm të Ardit Gjebresë, i cili këtë vit ka zgjedhur të ketë në krah të bukurën Adrola Dushi, 47 këngët që shkuan në gjysmëfinale janë ndarë në dy netët magjike, në datat 4 dhe 5.

Juria profesioniste e festivalit, e përbërë prej 6 anëtarësh, artistët dhe vetë publiku do të përzgjedhin këngët më të mira për në natën e tretë finale, që do të jetë ditën e shtunë, në 7 dhjetor. Skena madhështore e realizuar me mjeshtëri nga Gaetano Castelli, do të mbajë muzikën e mirë e performancat mbresëlënëse të ndërthurura me surprizat që çdo vit kanë thyer rekordet e shikueshmërisë në ekranin e Televizionit Kombëtar Klan. I gjithë festivali është ndërtuar mbi moton “Këndojmë për të ndërtuar”, si një edicion i veçantë për të ndihmuar në fatkeqësinë natyrore që goditi vendin javën e kaluar.

Kenga Magjike kendon  per te ndertuar

SHKARKO APP