Këngët favorite, që mund të fitojnë Eurovisionin këtë vit

Kanë filluar mbrëmë netët gjysmëfinale të Eurovision 2019. Mbrëmë kanë performuar gjysma e shteteve pjesëmarrëse, ndërsa të enjten do të mbahet nata e dytë, ku këndon edhe Shqipëria.

Shteti shqiptar këtë vit merr pjesë me këngën ‘Kthehu tokës’ nga Jonida Maliqi dhe nesër do të kërkojë kualifikimin për në natën finale.

Megjithatë, Jonida nuk po konsiderohet ndër këngët favorite, që këtë vit mund të mbledhë më së shumti pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kompanitë e basteve kanë vlerësuar disa nga këngët që priten të kenë suksesin më të madh në këtë edicion, dhe vetëm tri nga këto këngë janë konkurrente më të forta që kanë gjasa që të marrin vendin e parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

E para prin kënga ‘Arcade’ e Holandës, e cila në baste ka kuotën 5/2 për të fituar.

John Lundvik - Too Late For Love - Sweden 🇸🇪 - Official Video - Eurovision 2019

E dyta është kënga e Suedisë, shtetit që ka fituar më së shumti herë në këtë garë muzikore evropiane. ‘Too Late For Love’ ka gjasat 7/2 për të fituar.

Duncan Laurence - Arcade - Official Music Video - The Netherlands 🇳🇱 - Eurovision 2019

Ndërsa kënga e tretë është ajo e shtetit të Francës, një këngë dhe performancë vërtetë e veçantë. “ROI’ ka kuotën 6/1.

France - LIVE - Bilal Hassani - Roi - First Semi-Final - Eurovision 2019

Ndër këngët e tjera që kanë rezulatet pak më mira janë këto të shteteve më poshtë, kurse Britania e Madhe edhe këtë herë tregon se sa jo-seriozisht e merr Eurovision, duke dërguar edhe një këngë shumë të dobët për ta përfaqësuar.

Rusia 13/2

Azerbaijan 9/1

Italia14/1

Zvicra 14/1

Australia 14/1

Malta 16/1

IIslanda 20/1

Britania e Madhe 200/1

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?