Këngëtari flet për Festivalin e Këngës: Kujt i ngeli turpi?

Aurel Thellimi ishte një ndër konkurrentët e Festivalit të 57 të Këngës në RTSH. Kënga “Të dua ty” u prit mirë nga publiku, megjithëse nuk arriti të kualifikohej në natën finale. Në një intervistë për “Thumb”, Thellimi flet për prapaskenat e Festivalit.

“Mendova se do të ishte një shtesë shumë e madhe në karrierën time por qëlloi një goditje shumë e madhe. Më ka ardhur shumë keq, pasi lexoja fjalën ‘turp, turp, turp’ dhe do të doja t’u thoja: Kujt i ngeli turpi për këtë këngë? Organizatorëve? Jurisë? S’e kuptoj se çfarë nuk iu pëlqeu në netët live. Ka ngelur dilematike […] Pak ditë para se të dilte kënga, më thonin ‘ej ke folur me dikë, pasi këtu kështu funksionon’. Mendova se nisur nga Eugent Bushpepa, që është një ndër vokalet më të mirë mashkullorë që ka Shqipëria, mendova se do të funksiononte ndryshe. Bota ka sy e veshë, nuk funksionon kështu; nuk funksionon në botë që të ndodhë kjo gjë, të kalojnë 3 ditë dhe të harrohet”.

Në fund të intervistës, këngëtari thekson se Festivali i Këngës duhet përkrahur në mënyrë që të arrijë në nivelet që duhet, duke e krahasuar me “Këngën Magjike”, e cila sipas tij është shumë lart profesionalisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
THUMB 9 / 5 JANAR /  PJESA 1- Aurel Thellimi - Ju rrefej turpin e Festivalit  |ABC News Albania
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?