FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Këngëtari i hiteve botërore heq dorë nga muzika për fenë: Jezusi jeton brenda meje

Daddy Yankee një nga artistët më të dëgjuar në botë, do të heqë dorë nga karriera e tij artistike dhe do t’i përkushtohet totalisht fesë së krishterë. Ai ka vendosur që të ketë një “fillim të ri” në jetën e tij dhe të ndjekë besimin.

“Sot, e di se nuk kam turp t’i them botës se Jezusi jeton brenda meje dhe unë do të jetoj për të. Për shumë vite jam përpjekur të mbush një boshllëk në jetën time, të cilën asnjë s’mund ta mbushte. U mundova të gjeja një qëllim, në shumë raste dukej sikur isha i lumtur, por diçka më mungonte për t’u ndjerë i kompletuar”, u shpreh ai, duke shtuar se e ka pasur të vështirë të gjejë lumturinë, pavarësisht se ka fituar shumë çmime.

Këngëtari rrallëherë ka folur për fenë. Ai njihet për hitet e njohura ndërkombëtarisht, si “Gasolina” dhe “Despacito”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?