Këngëtari Prelvukaj përfshihet në debat: Albin Kurti po normalizon dhun*n
Një përleshje masive fizike ndodhi në Kuvendin e Kosovës dhe është bërë lajm në mbarë Europën. Ndër reagimet e shumta, një qëndrim e ka dhënë edhe artisti i mirënjohur, Genc Prelvukaj. Ai thotë se partia e Albin Kurtit e ka kthyer në normë këtë sjellje.
“Partia Vetëvendosje e cila e ka instaluar dhunën në Parlament. Metodat e dhunës që ka aplikuar formacioni i Kurtit për 15 vite me radhë, ka rrezik të kthehen si forma të zakonshme veprimi edhe jashtë politikës.
Ndaj viteve të fundit kemi një shoqëri e cila dhunon mendimin ndryshe, ku urrejtja ka zëvëndësuar mirëkuptimin, ku shpifja ka zëvëndësuar informatën e shëndoshë, ku shumë njerëz provojnë të instalojnë mendimin e tyre me dhunë në familje e jashtë saj. Vitivizimi i tyre është hipokrizi, shpreh nivel mediokër”,-shkruan ndër të tjera këngëtari.