Këngëtari shqiptar ironizon politikanët
Këngëtari i grupit “West Side Family”, Landi Hysi ka ironizuar fjalorin e politikanëve shqiptarë që përdorin në Kuvend. Në këtë postim ai ka përshkruar një ditë të zakonshme në Kuvend.
Ai ka shkruar:
Ku*rvë, lavire, kriminel, down, narkotrafikant, oligark, pjeshkëz, hajdut…Një ditë e zakonshme n’parlament.”
Kujtojmë këtu se nuk është hera e parë që këngëtari ka ngritur zërin kundër gjuhës që përdorin politikanët shqiptarë. Disa kohë më parë, ai protestoi kundër deputetit Myslim Murrizi, pas ky i fundit përdori fjalën “dawn” për të fyer një qytetar.
Mesa duket këngëtari shqiptar nuk është aspak i kënaqur me mënyrën se si shprehen politikanët shqiptarë. E si përfundim duhet thënë se gjuha që përdorin ata nuk është aspak etike.

KOHA JONË SONDAZH

