Këngëtarja e famshme e Eurovisionit vjen në Shqipëri, ja ku do e shohim
Këtë vit në “Kënga Magjike” po marrin pjesë shumë artist të huaj dhe një prej tyre do vijë nga Maqedonia.
Ajo është këngëtarja maqedonase, Tamara Todevska e cila përfaqësoi në Eurovision Maqedoninë e Veriut me këngën “Proud”.
Tamara do të konkurrojë në “Këngën Magjike” me këngën “Monster” të kompozuar nga Darko Dimitrov.
“Monsters është një këngë për dashurinë. Për atë lloj dashurie që të bën të çmendesh. Atë dashuri, pa të cilën s’jeton dot”, shkruan Tamara në një postim në Instagram.
https://www.instagram.com/p/B5Ipq-zgxdk/