Këngëtarja e famshme shqiptare, imazh i gjigantit “Fiat”

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max, po arrin sukses me këngët e saj në të gjithë botën, duke siguruar miliona shikime në Youtube.

Ava është me origjinë shqiptare dhe këtë ajo nuk heziton ta vërë në dukje në çdo moment.

E së fundmi këngëtarja me origjinë shqiptare është bërë imazhi i firmës së njohur të makinave “Fiat”.

Ka qenë faqja zyrtare e kompanisë “Fiat” në Instagram, ajo e cila ka prezantuar disa fotografi nga xhirimet e klipit “Torn” të shqiptares Ava Max.

Në mbishkrimin e fotografisë, ata nuk i kanë kursyer komplimentet dhe vlerësimet për shqiptaren, duke e cilësuar si një ndër interpretueset më të mira të muzikës pop.

“Një nga këngëtaret më të mëdha të pop-it ndonjëherë dhe një nga qytetet më në modë. Duket se diçka e mahnitshme do të ndodhë”, shkruan kompania “Fiat” në mbishkrimin e këtij postimi.

SHKARKO APP