Këngëtarja e njohur në zbulim të rrënjëve të saj

Tashmë që këngëtarja e njohur Demi Lovato kaloi periudhën e vështirë të varësisë nga substancat e ndaluara, ka vendosur ti kushtojë më shumë kohë vetes.

Ajo ka fluturuar drejt Izraelit duke theksuar se është një nga vendet më të bukura që ka vizituar.

“Unë jam këngëtare amerikane, jam rritur si e krishterë dhe kam paraardhës hebre. Kur mu ofrua mundësia për të vizituar një nga vendet më interesante, dhe të mund të njoh ato vende që kam lexuar në bibël duke u rritur, thashë menjëherë ‘Po’. Nuk kam ndjerë kurrë një lidhje shpirtërore kaq të madhe me Zotin, diçka që më kishte munguar për vite të tëra. Ky udhëtim ka qenë kaq i mire për shëndetin, zemrën dhe shpirtin tim. Faleminderit që më prite Izrael”,- ka shkruar Demi.

Për këngëtaren e njohur duket se është një moment i mirë edhe në fushën sentimental, pasi ajo është duke u komentuar për një lidhje dashurie me Mike Johnson, por ende nuk ka asnjë konfirmim nga asnjëri prej tyre.

SHKARKO APP