Këngëtarja përfundon në spital, por fitoi trëndafila dhe një serenatë

Pas një sërë trazirash në jetën personale, Miley Cyrus është shtruar në spital për shkak të disa komplikacioneve shëndetësore. Lajmi i mirë është se nuk ndodhet vetëm por me shokun e saj të ngushtë, Cody Simpson.

Këngëtarja ka publikuar një video në Instagram ku duket se Cody, me trëndafila në duar po kujdeset për të. Videoja e publikuar ishte pa zë, pasi Miley ishte duke dëgjuar një serenatë që Simpson kishte krijuar enkas për të.

Këto veprime përforcojnë thashethemet se mes tyre ka më shumë se shoqëri pasi u panë duke u puthur në një bar.

SHKARKO APP