Këngëtarja shqiptare i jep fund beqarisë në fshehtësi të plotë

Këngëtarja e njohur shqiptare e hitit “Zemërimi i një nate”, Hersi Matmuja që ishte dhe fituesja e Festivalit të 52-të Radio Televizionit Publik Shqiptar dhe në vitin 2014 përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion, i ka dhënë fund beqarisë.

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja e cila prej vitesh nuk jeton në Shqipëri është martuar në një dasmë të organizuar në Puglia të Italisë.

Ndonëse dasma ka qenë në privatësi të plotë, në rrjetet sociale miqtë të këngëtares kanë publikuar momente nga ceremonia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në disa foto, Hersi shihet se ka zgjedhur të vesh një fustan të bardhë të lirë deri në fund të këmbëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fotot e publikuara shihet edhe vallëzimi i parë si burrë e grua i Hersit dhe partnerit.

Image

Image

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?