Këngëtarja shqiptare triumfon në Rusi, lë pas 12 shtete (VIDEO)

Një zë i rrallë shqiptar është duke triumfuar në skenën ruse. Inis Neziri po konkuron në ”New Wave Festival” në Rusi. Ajo ka fituar pikët maksimale nga juria e madhe dhe tashmë do të performojë në finalen e madhe më 29 gusht.

Talenti i saj është vlerësuar më parë dhe nga këngëtarja Aurela Gaçe si dhe Ardit Gjebrea.  Ajo është bërë e njohur nga pjesëmarrja e saj në talent-shown për fëmijë ”Gjeniu i Vogël” ku fitoi çmimin e parë. Më pas Neziri ka marrë pjesë në kompeticione të ndryshme si në Rumani në festivalin ”Golden Stage” ku gjithashtu fitoi çmimin e parë.

Gjithashtu edhe në Shqipëri është gjithnjë pjesë e kompeticioneve të muzikës si ”Kënga Magjike” ku është vlerësuar me çmime të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?