Këngëtarja ukrainase tregon pse këndoi shqip në ”The Voice of Greece”

Angelina Statyeva nga Ukraina, këndoi në “The Voice of Greece” një pjesë të këngës arbëreshe “Vajta kalova gjithë Kalabrinë”, të cilën e njohim edhe si “Lule lule”. Nisur nga Instagrami i saj, Angelina nuk ka ndonjë lidhje të fortë me Shqipërinë por megjithatë, e kontaktuar nga Anabel, ajo tregoi se arsyeja pse zgjodhi një këngë shqiptare lidhet me admirimin për kulturën e pasur të Ballkanit, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Pavarësisht vështirësive në shqiptimin e frazave, që është mëse e kuptueshme, këngëtarja ia doli të tërhiqte vëmendjen e jurisë së përbërë nga Eleonora Zouganeli, Panos Mouzouraki, Elena Paparizou dhe Sakis Rouvas.

Angelina Statyeva - Lule Lule | 10o Blind Audition | The Voice of Greece

SHKARKO APP