Kështu e nisi Dua Lipa këtë dekadë
Padyshim që një pjesë e mirë e kësaj dekade ishte e gjitha e Dua Lipës. Gjatë 5-vjeçarit të fundit, Dua ia doli të shndërrohej nga një vajzë me blog të thjeshtë që kishte zë dhe shije në të veshur, në një yll ndërkombëtar muzike. Meqë jemi në muajin e fundit të këtij viti dhe kësaj dekade, Dua na tregon si e nisi këtë dekadë? Një bebushe me tipare të plota, flokë të kapura me llastiqe shumëngjyrëshe dhe me një buzëkuq në dorë. Në 2000-in, Dua ishte gati për suksesin e 2020-ës. Tani që flasim, Dua është gati për turin botëror të albumit të ri, “Future Nostalgia”, ku vjen krejt ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim. Bjonde, me disa kilogram më pak dhe me shumë, shumë siguri në vete. Sidoqoftë, shikimi është i njëjti me atë të 20 viteve më parë.
https://www.instagram.com/p/B5tB599h5n3/?utm_source=ig_embed