Këtë këngëtar, Kejsi e bëri “unfollow” se s’i dha pikë tek “Kënga Magjike”

Për Olsi Bylykun dhe Lorenc Hasramën debutimi i parë në “Këngën Magjike 2018” ishte goxha i suksesshëm. Dyshja arriti të rrëmbente çmimin “Magjia e Parë” me këngën “Si të flas”, e cila u prit mirë nga publiku. Sot, një vit më pas, Lorenci tregon se në prapaskenat e fëstivalit ka patur dhe gjëra të pakëndshme. Si përshembull, një “unfollow” i papritur nga ana e Kejsi Tolës. Gjatë intervistës së tij për “Glamour Zone”, Lorenc Hasrama tha se këngëtares i kishte mbetur hatri për shkak se djemtë nuk e kishin votuar me asnjë pikë këngën e saj.

“Unë personalisht nuk do t’ja merrja për bazë askujt edhe nëse s’më jepte asnjë pikë. Në momentin që unë ty të konsideroj mike ose mik dhe shumë artist të mirë, unë s’kam asgjë me këngën tënde ama unë nuk mund të të jap ty 3 pikë dhe ti duhet ta kuptosh këtë më mirë se unë. Ajo është një lojë. Ti s’ke pse zihesh me artistin se s’të jep pikë. Unë nuk e mendoja që do votoheshim aq shumë nga artistët. Për kë jam ndjerë keq, kur e kam kuptuar mbrapa si funksiononte loja (se unë dhe Olsi e kemi patur debutim të parë) i kam thënë “shiko se unë s’para them më fal, por po ndihem sikur kam bërë gabim kundrejt teje, por ti duhet të më kuptosh”. Pastaj, ti s’mund të më thuash “sa mirë e ke kuptuar që e ke prishur muhabetin””, u shpreh Hasrama, i cili nxitoi të thoshte se personi në fjalë ishte Kejsi Tola.

Tola, e cila konkuroi me “Më ke mua”, duket se ishte ndjerë aq keq sa e hoqi fare nga ndjeksit e Instagram-it. Pas kësaj, sigurisht dhe këngëtari e bëri “unfollow”. Sidoqoftë, ai pohoi se vazhdon ta vlerësojë si individ dhe si artiste.

SHKARKO APP