Kiara-Luizit: Ti mua atë s’ma bën më sa të kesh jetën
Marrëdhënia mes Kiarës dhe Luizit është krisur. Mbrëmjen e djeshme pas spektaklit Luizi ka shkuar tek krevati i Kiarës për tu sqaruar, por ajo i ka kërkuar të mbaj distancë. Kiara ia ka bërë të qartë Luizit se duhet të ndryshojë për ta rifituar atë.
Kiara Luizit: Pa më kërkuar falje mos hajde të ulesh. Mbaj distancë. Ça kërkon nga unë? Kiarën që kishe nuk e ke. Duhet ta rifitosh. Që ta rirfitosh pikë së pari duhet të më kërkosh ndjesë. Më ke kthyer në pikën zero me këto sjellje. Vazhdon me veprimet e tua, jam shumë e shqetësuar. Ti më ke shkelur me këmbë shumë herë. Ti thua o do bësh siç them unë o s’ka. Ti mua atë s’ma bën më sa të kesh jetën. Jo vetëm atë skenë, por në vazhdimësi të më cënosh mua limitet dhe të më çosh në pikën që unë të ndihem keq, mos e bëj më kurrë.