Kiara Tito deh Luizin për ditëlindje, i kërkon llogari: Pse e ke hequr unazën

Luiz Ejlli feston sot ditëlindjen dhe mbush 38 vjeç. Urime të pafundme nga miq, ndjekës e fansa kanë “pushtuar” rrjetet sociale të këngëtarit.

Por padyshim, urimi më special ishte ai i partneres së tij. Kiara Tito e priti Luizin në mesnatë me një surprizë.

“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë! Gëzuar ditëlindjen dashuri, ashtu siç ke zemrën, e paç gjithë jetën”, shkruan ajo krah pamjeve të surprizës.

Pas surprizës, Kiara dhe Luizi duket se nuk janë përmbajtur dhe e kanë tepruar pak me pijen, e më pas kanë hyrë LIVE në Instagram ku i janë përgjigjur pyetjeve të ndjekësve.

“Pse i ke hequr unazat”, ishte një pyetje që Kiara zgjodhi t’ia bëjë Luizit.

“Kam alergji në gishta, më janë fryrë”, shprehet Luizi i cili tregon edhe faktet për këtë.

SHKARKO APP