Kim Kardashian bën bilancin e martesës me Kanye West

Në pak ditë çifti i njohur i showbizit botëror Kim Kardashian dhe Kanye West do të festojnë 5-vjetorin e martesës së tyre.

Por duket se personazhi i njohur televiziv ka dashur t’i dedikojë disa fjalë këngëtarit të njohur, edhe pse më herët nga data e tyre e martesës.

“5 vjet dhe 4 fëmijë, jeta nuk mund të ishte më e mirë! Përvjetori po vjen së shpejti,”-përfundon Kim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krahas këtij urimi ajo ka publikuar edhe një foto të dasmës së tyre 5 vjet më parë, e cila u zhvillua në një ceremoni mjaft luksoze në Itali.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm pak ditë më parë Kim dhe Kanye u bënë prindër për herë të katërt të një vogëlushi me nënë mbartëse.

Emri i të voglit nuk është publikuar ende, ndërkohë që  Kim është shprehur se ai i ngjan shumë vajzës së tyre 15 muajshe Chicago dhe se është një fëmijë shumë i qetë.

Çifti ka edhe një vajzë dhe një djalë tjetër North 6 vjeçe dhe Saint 3 vjeç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?