Kimikati bëhet nuse
Olsi Bylyku është një nga aktorët më të rinj të Portokallisë, i cili ka bërë bujë të madhe me puntatat e tij në rolin e “Kimikatit”. Aktori nuk është vetëm humorist përpara ekranit, por edhe pas tij, sidomos në rrjetin social Instagram ku është shumë aktiv. Ai ka habitur të gjitha fansat e tij në postimin e fundit. “Kimikati” është bërë nuse. Humoristi shkruan se një shokun e tij e kishte lënë nusja ditën e dasmës, por kishte lajmëruar miqtë, ndaj donte një nuse tjetër shpejt. Dhe për t’i ardhur në ndihmë shokut të tij ishte veshur si nuse. Por natyrisht është vetëm një postim për të bërë humor.