Kirsten Dunst nderohet me yllin e saj në “Walk of Fame” të Hollywood

Aktorja e njohur Kirsten Dunst ,fituese e çmimive Emmy dhe Golden Globe është nderuar me yllin e saj në “Walk of Fame” të Hollywoodit.

Kjo ceremoni për nder të aktores së njohur u zhvillua 4 ditë pas premierës së prodhimit të saj më në fundit kinematografik, “On Becoming a God in Central Florida”.

Në këtë komedi Dunst luan rolin e një punonjëseje me pagë të ulët, e cila gënjen për të mbuluar një skemë piramidale miliona dollarëshe.

Gjatë ceremonisë në nder të saj, aktorja 37-vjeçare u shpreh se nuk e kishte menduar se do të ishte pjesë e historisë së Hollywoodit, me një yll në nder të saj në shëtitoren më të famshme, ku i saji është ylli i 2671-ti.

Kirsten Dunst është bërë e njohur nga role të filmave si “Jumanji”, “Spiderman”, “Vetëvrasja e Virgjëreshave”, “Maria Antoneta”, etj.

SHKARKO APP