“Kisha tumor në kokë kur isha shtatzënë”, aktorja shqiptare tregon periudhën e vështirë të jetës së saj

Ardiana Matoshi

Ardiana Matoshi një nga aktoret më të njohura në Kosovë ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “NIN”.

Ajo ka theksuar gjatë intervistës se nuk ka punuar kurrë për të marrë famë, por prej pasionit të saj.

Në një moment aktorja tregoi dhe periudhën e vështirë që ka kaluar në jetë. Ajo u diagnostifikua me tumor në kokë ndërkohë që ishte shtatzënë.

“Unë në vitin 2012 kam qenë shtatzënë me fëmijën e katërt. Gjithçka ishte në rregull derisa nisa të kem marrje mendsh edhe të vjella. Në atë periudhë të gjitha ja lashë shtatzënisë. Por më pas e kuptova se nuk ishte ashtu, më vonë e kuptova që unë në kokë kam tumor. Në atë kohë nuk i tregova askujt. Nuk doja ta merrnin vesh prindërit e mi, sepse më kanë fëmijë të vetëm. Por në atë kohë mendova të kthehem në një film dhe të lë një dokument të fundit. Sepse kam menduar aso kohe se do të luaja rolin tim të fundit. Ka qenë periudhë e vështirë, por kaloi me sukses”, është shprehur Ardiana.

SHKARKO APP