Kjo këngë e Ed Sheeran arrin pesë miliardë klikime, bëhet hiti solo më i klikuar në botë

Ed Sheeran është një nga artistët më të mëdhenj botërorë. Një nga këngët më të famshme të artistit britanik mbetet “Shape of You”, e cila pak ditë më parë ka arritur mbi pesë miliardë klikime.

Kjo është kënga e dytë më e dëgjuar në histori të kanalit YouTube dhe njëherësh e para këngë solo për nga numri i klikimeve në këtë kanal.

Ed Sheeran - Shape of You (Official Music Video)

“Shape of You” është pjesë e albumit “Divide”, të cilin ai e publikoi në vitin 2017 dhe rezultoi të ishte ndër albumet më të suksesshme të atij viti.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shape of You” ishte kënga më e shitur e vitit 2017 dhe kënga më e shitur dixhitale në të gjithë botën, me shitje të kombinuara dhe transmetime ekuivalente me këngë prej 26.6 milionë njësish sipas IFPI.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?