Klaudia Pepa, protagoniste në një film

Balerina shqiptare Klaudia Pepa, e cila vitet e fundit po jeton në Itali, aty edhe ku ka krijuar një karrierë, ka dhënë lajmin se së shpejti do ta shohim edhe si aktore. Përmes disa postimeve në rrjete sociale, ajo thotë se është tepër e emocionuar dhe e lumtur për pjesëmarrjen e saj në një film. ”Dua të ndaj me ju një lajm të bukur. Më në fund, ëndrra ime u bë realitet”.

Klaudia do do të jetë bashkë-protagoniste me Beppe Convertinin, në një film thriller me titull “Reverse”. Projekti filmik nga Giueseppe Lepore do të fillojë xhirimet në 17 gusht, në përputhje me të gjitha kërkesat e shëndetit dhe sigurisë ndaj Covid-19.

Për këtë mundësi, Klaudia falenderon ndjekësit, familjen dhe skuadrën, që e ka mbështetur, si dhe menaxheren e saj, që i ofroi mundësinë për të qenë në film, Agata Imbrogiano. Pas pjesëmarrjes në Amici, Klaudia është zhvendosur prej kohës në Itali dhe ka qenë pjesë e disa videove kërcimi, në videoklipe muzikore apo si protagoniste.

Filmi flet për një vrasës serial të sëmurë, i cili realizon çdo krim duke përdorur një thikë blu. Një inspektor policie, i bindur se e gjithë çmenduria e tij është një trillim, do ta marrë në pyetje duke e bërë të rrëfehet.

SHKARKO APP