Kledi Kadiu: Kur u bëra baba jeta më ndryshoi komplet

Balerini i suksesshëm shqiptar në Itali Kledi Kadiu, i ftuar në Wake Up në Top Channel, ka folur për karrierën e tij, por edhe jetën private.

Ai ka qenë pjesë e emisioneve më të suksesshme, si “Buona Domenica”, “C’è posta per te”, “Amici” duke bërë që emri i tij të pozicionohet në majat e figurave më të njohura të artit në Itali. Por edhe pse ka ndërtuar karrierën artistike atje, ai shpesh zgjedh të jetë dhe pjesë e publikut shqiptar në projekte të ndryshme televizive.

I pyetur për familjen e tij Kadiu u shpreh se Martesa i ka ndryshuar jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur bëhesh baba jeta të ndryshon komplet. Nga të premtja në të shtunën jam i angazhuar në gjithë Italinë. Rri larg familjes 3-4 ditë në javë. Por marr kohë në ditët e javës për t’ia dedikuar familjen”, shprehet Kledi.

Swiss Digital Mobile Reklama
Wake Up/ Kledi Kadiu: Martesa ma ka ndryshuar komplet jetën

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?