“Komentet e urryera” detyrojnë Pink të marrë vendimin drastik
Pink nuk do publikojë më fotografi të fëmijëve të saj në rrjetet sociale.
Vendimi erdhi pasi këngëtarja mori komentet negative lidhur me aftësitë e saj prindërore.
39-vjeçarja bëri deklaratën ndërsa ishte e ftuar në emisionin “The Ellen Show”.
Komentet negative ndaj këngëtares erdhi pasi Pink publikoi një imazh të saj dhe fëmijë duke admiruar një pelikan që fluturonte në dhomën e tyre.
Pink u sulmua nga fansat sepse djali i saj 2-vjeçar, Jameson ishte pa pelena, pavarësisht faktit se këngëtarja i mbuloi pjesët intime.
“Ne jetojmë në fermë. Fëmijët e mi qëndrojnë të zhveshur dhe kjo ndodh. Edhe unë ndonjëherë jam e zhveshur,”-shpjegoi Pink. “Qava shumë nga komentet sepse më pëlqen të ndaj me fansat gjëra që kanë lidhje me familjen time. Jam krenare për fëmijët e mi dhe nuk do publikoj më asnjë foto të tyre.”
KOHA JONË SONDAZH

