Konfirmohet largimi i Ilda Bejlerit nga “Supersport”, feston për projektin e ri

Zërat për largimin e Ilda Bejlerit nga “Supersport” paskan qenë të vërteta. Mediat shkruanin se ajo ka pasur një mosmarrëveshje me Dritan Shakohoxhën dhe kjo ka sjellë dhe largimin e saj nga televizioni me të cilin ka vite që punon.

Miku i saj më i mirë, ka konfirmuar këto zëra ku përmes një postim në Instagram, një foto me Ilda Bejlerin, blogeri tregon se po festojnë për projektin e ri.

“Duke festuar me Ilda Bejlerin rrugëtimin e ri në një super projekt,”- shkruan Olti krahas fotos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, revista “Who” ka publikuar një foto të saj me Ed Manushin. Mësohet se takimi i tyre ka zgjatur për disa orë dhe Ilda gjatë gjithë bisedës është shfaqur mjaft entuziaste. Mesa duket moderatorja do të nënshkruajë një kontratë tjetër brenda “Top Media”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?