Konkurrenca Kardashian-Jenner! Kim zyrtarisht më e pasur se Kylie
Pasuria e Kim Kardashian zyrtarisht ia ka kaluar asaj të motrës së saj të vogël Kylie Jenner.
Sipas revistës së famshme Forbes, pasuria e Kim ka arritur në shifrat marramendëse të 780 dollarë.
Me parë këtë klasifikim Forbes kishte vendosur që t’ ja jepte Kylie, por rezultoi që kjo e fundit gënjente për të ardhurat e saj.
Në listën e përpiluar nga revista për gruan më të pasur në botë të bërë vetë për vitin 2020, Kim renditet sipër Kylie me një pasuri prej 597 milion paund. Ndërsa për Kylien thuhet se pasuria e saj kap vlerën e 536 milionë paund.
Të dyja motrat kanë në zotërim kompani make-up dhe gjithashtu kanë një famë shumë të madhe falë serialit “Keeping up with the Kardashians”, të cilin e mbyllën pas 14 vitesh.