Koronavirusi/Blogerja italiane mbledh mbi 3 milionë euro në vetëm 24 orë
Blogerja e famshme italiane, Chiara Ferragni dhe partneri i saj, reperi Fedez do të bëjnë një donacion për spitalin San Raffaele në ndihmë të trajtimit të rasteve me koronavirus. Përveç kësaj, ata kanë hapur një llogari në “GoFundMe” për të mbledhur sa më shumë donacione për këtë kauzë. Në vetëm 24 orë janë grumbulluar më shumë se 3 milionë euro. Chiara ka ndarë lajmin në Instagram duke i falënderuar të gjithë për kontributin. “Ne arritëm më shumë se 3 milionë euro në 24 orë nga 165.000 donacione nga mbi 92 vende. Mbledhja më e madhe e turmave të bëra ndonjëherë në Evropë. Kaq shumë donacione të tjera për spitalet italiane kanë filluar dje gjithashtu. Tani besoni kur them ‘fuqinë e ndarjes’? FALEMINDERIT dhe vazhdoni të dhuroni”.
https://www.instagram.com/p/B9jUK6joTwa/